EKSKLUZIVE / Firmos për Skënderbeun edhe talenti nga Greqia…!
- Korca Boom
- Aug 7, 2023
- 1 min read
Ka disa javë te Skënderbeu dhe më së fundi vjen edhe një firmë në kontratën e re për Skënderbeun. Bëhet fjalë për Dejvid Janaqi, mesfushorin që jo vetëm e ka kaluar provën, por ka treguar cilësi shumë të mira dhe tashmë ka veshur zyrtarisht edhe fanelën e Skënderbeut.
Futbollisti 20-vjeçar, që ka dy nënshtetësi, shqiptare dhe greke, ka shfaqur vërtet talent dhe duhet përmendur që për vite me radhë është pjesë e kombëtareve të Shqipërisë nga mosha 16-të deri 21-vjeçare.
Në fakt, mesfushori i talentuar ka qenë edhe titullar në disa ndeshje miqësore dhe tashmë mendohet të jetë një forcë më shumë për këtë Skënderbe.
Dejvid Janaqi është rritur në akademinë e Apollon dhe së fundi ka qenë pjesë e Apollon Smyrnis.
Ishte futbollisti i fundit që nuk kishte firmosur te Skënderbeu, pra Dejvi Janaqi e ka mbyllur dhe tani mund të quhet bardhekuq.
Suksese mesfushorit Janaqi…!

