top of page

EKSKLUZIVE / “Godet” Olsi Hajdini. Skënderbeu “bjond” para Egnatias…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 25, 2023
  • 1 min read

Skënderbeu një ditë përpara ndeshjes së nesërme ndaj Egnatias “godet” me këtë foto. Madje ka qenë fotoreporteri Olsi Hajdini, i cili ka shkrepur foton më të veçantë të kësaj periudhe.

Një pjesë e lojtarëve të Skënderbeut bëhen bjondë dhe do të zbresin në fushë nesër me të njëjtin “look”.

Janë katër lojtarët që janë kthyer në bjondë dhe siç shihet edhe në këtë foto të shkrepur enkas për “Korça Boom” të gjithë duken me adrenalinë të lartë përpara Egnatias.

Portieri Marko Alia, Gresild Lika, Dean Liço dhe Mario Rabiu, janë katërshja që tashmë do të rreshtohen te Skënderbeu me flokë të verdhë, ndërkohë që edhe nesër ndaj Egnatias do të bien në sy për “look”-un e ri.

Nuk dihet në orët në vazhdim se kush do ta ketë radhën për t'u kthyer në bjond, por që kjo është e veçanta më e madhe para Egnatias.

Shpresohet që ky “look” të sjellë fat te Skënderbeu nesër në premierën e superligës.

Faleminderit fotoreporterit Olsi Hajdini për këtë foto enkas për portalin tonë!



bottom of page