EKSKLUZIVE / Intervista e parë e parë e brazilianit Merlim: Skënderbeu ekip i madh. Do qëndroj gjatë
- Korca Boom
- Jul 26, 2023
- 1 min read
Ka vetëm disa orë që braziliani Juri Merlin është pjesë e Skënderbeut. Që në takimin e parë tek ai shfaq dukshëm një buzëqeshje që veshi fanelën korçare. Më një shqipe të mirë ai ka dhënë intervistën e parë për “Korça Boom” duke treguar edhe arsyet se përse zgjodhi Skënderbeun dhe jo ekipet e tjera:
-Merlin keni zgjedhur të vishni fanelën e Skënderbeut. Si ndiheni?
-Realisht kam veshur një fanelë të madhe të futbollit. Është një privilegj që më besuan për të qënë tek Skënderbeu. Ndihem i lumtur, ndihem shumë mirë.
-Diçka mbi kontratën tuaj?
-Kam hedhur firmën për të qëndruar gjatë tek Skënderbeu. Nuk hezitova aspak kur vendosa të jem bardhekuq dhe jam shumë i bindur që bëra më të mirën edhe pse kisha edhe oferta të tjera
-Si e shikoni Skënderbeun?
-Së pari, kam njohje nga sezoni i kaluar. Këtu kam gjetur futbollistë cilësorë, staf shumë të përgatitur dhe më është afruar shumë ngrohtësi.
-Duket që me gjuhën shqipe jeni mirë?
-Besoj jam mirë po do ec edhe në këtë drejtim, për të mësuar edhe me shumë. Ju premtoj që do jap më të mirën.
