top of page

Ekskluzive / Kristian Keqi nga Malta te Skënderbeu…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 23, 2023
  • 1 min read

E gjen sërish “Korça Boom”. Bardhekuqtë pritet të arrijnë sot akordin me sulmuesin 27 vjeçar

Skënderbeu vazhdon bujshëm merkaton verore, ndërkohë që në këtë moment është “Korça Boom” zbulon futbollistin e radhës që do të firmosë për Skënderbeun. Bëhet fjalë për shqiptarin Kristian Keqi. Nga sa mësohet burime pranë futbollistit bëjnë me dije se pritet nga ora në orë që Kuqi të firmosë për Skënderbeun dhe të jetë një afrim i rëndësishëm në repartin e sulmit.

27-vjeçari së fundi ka luajtur në Maltë te Floriana. Keqi, kishte vite me radhë në karierën e tij që është aktivizuar në Itali, madje ka dalë nga akademia e Peskarës ku u aktivizua kur ishte 19-vjec.

Kristian Keqi, ka luajtur edhe te Arezo në Itali dhe më pas në vitin 2019 kaloi në kampionatin maltez ku u aktivizua me skuadrën e Floriana. Edhe pse nuk ka ndonjë aktivizim mbresëlënës, Keqi, pritet te Skënderbeu të japë më të mirën në vijën e parë të sulmit.

Burime të “Korça Boom” pranë futbollistit në fjalë bëjnë me dije se Keqi nga ora në orë do të firmosë për Skënderbeun dhe pavarësisht se akoma nuk ka firmosur, firma duket se do të vijë vetëm zyrtarisht, sepse vetë lojtari ka pranuar që të veshë fanelën bardhekuqe.



bottom of page