top of page

EKSKLUZIVE/ 6 blerje të reja, ja çfarë do të ndodhë me Skënderbeun

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • May 3
  • 1 min read

Tashmë të gjithë mezi presin në juglindje të shikojnë këtë verë Skënderbeun në Champions League dhe janë kampionët U-19 që do të dhurojnë emocionet europiane.


Ka qenë portali ynë “Korça Boom” që ka zbuluar një ditë më parë se ndeshjet Skënderbeu do t'i luajë në stadiumin “Skënderbeu”, ndërkohë që ndeshjet do të luhen në fund të muajit gusht. Stërvitjet Skënderbeu do t'i fillojë në muajin qershor dhe në këto momente sjellim edhe atë se çfarë do të ndodhe me Skënderbeun.


Sipas klubit bardhekuq skuadra do të jetë e njëjta me shumicën e lojarëve, por do të ketë edhe blerje të reja. Për të luajtur në Champions pjesa më e madhe e ekipit e ka detyrim që duhet të ketë lojtarë të cilët dy nga tre vitet e fundit, lojtarët t'i kenë luajtur me fanelën bardhekuqe, ndërkohë që lejohen 6 lojtarë të huaj që të blihen në këtë merkato vere.


Dhe, Skënderbeu i ka blerë këta lojtarë dhe ky është lajmi më i madh. Madje marrëveshjet kanë përfunduar, ndërkohë që pritet vetëm që të përfundojnë kampionatet në shtetet ku luajnë dhe më pas të udhëtojnë drejt Korçës për të veshur fanelën e Skënderbeut.


Pra, 6 blerje nuk janë pak dhe të gjithë janë lojtarë shumë cilësorë që do t'i bëjnë shumë punë Skënderbeut të Champions League.

Në ditët në vazhdim portali ynë do t'ju njohë me hollësi të tjera që kanë të bëjnë me Skënderbeun europian dhe me emrat e lojtarëve që janë blerë nga Skënderbeu.


“KORÇA BOOM”



bottom of page