EKSKLUZIVE/ Ja cili pritet të jetë trajneri i ri i Skënderbeut në volejboll për femra!
- Korca Boom
- May 4
- 1 min read
Tashmë është fakt që trajneri i Skënderbeut në volejboll për femra, Orlando Koja, ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i ekipit. Menjëherë ka nisur diskutimi për atë se kush do të ndërtojë dhe drejtojë ekipin në sezonin e ri. Edhe pse ende nuk ka një emër konkret, ajo që është e sigurt është se duhet dhënë një zgjidhje e shpejtë: a do të jetë një trajner korçar apo dikush nga jashtë Korçës?
Sipas burimeve mëse të sigurta, ka shumë gjasa që drejtimi i ekipit t’i besohet një trajneri korçar. Përgjegjësinë pritet ta marrë një trajner që ka qenë aktiv gjatë kësaj periudhe dhe, emri më i përfolur është Olsi Haxhillari, ish-zëvendëstrajneri i Orando Kojës, i cili mund të jetë zgjidhja për vazhdimësinë e sezonit të ri.
Korça ka nxjerrë shumë trajnerë të suksesshëm, ndaj nuk ka arsye pse të mos ketë besim te emrat vendas. Këtë e dëshmojnë shembujt e fundit si Arben Prifti – nënkampion këtë sezon, si dhe emra të njohur të trajningut korçar si Pandush Kapedani, Jani Melka, Mishel Pili, Moza Shahu, Saimir Dragoi e të tjerë.
Kjo tregon se besimi te trajnerët korçarë duhet të jetë edhe më i madh, pasi ata jo vetëm që njohin realitetin lokal, por ndiejnë edhe më shumë peshën dhe përgjegjësinë e fanelës.
“KORÇA BOOM”
