EKSKLUZIVE/ Mësoni formacionin e Skënderbeut të orës 15:30 ndaj Bylisit
- Korca Boom
- Apr 27
- 1 min read
Skënderbeu-Bylis është ndeshja më e rëndësishme që do të zbulojë shumë dilema, ndërkohë që ky takim do të startojë sot në orën 15:30.
Skënderbeu është gati për këtë finale dhe që vlen vetëm 3 pikë, ndërkohë që trajneri Ernest Gjoka ka vendosur edhe për 11-shin që do të zbresë në fushë nga starti, duke mos pasur më dilema.
Madje dilema e vetme ajo e Albi Dokës që ka pasur probleme dëmtimi javët e fundit është vendosur që mbrojtësi ta nisë nga stoli.
Në këtë mënyrë sot në orën 15:30 kemi këtë formacion:
Në portë nuk ka asnjë dilemë, pasi është Marko Alia.
Në repartin e prapavijës, kapiteni Elvis Prençi do të ketë në krah Randi Dumfor dhe në të djathtë edhe sot do të shikojmë Marko Ramos, ndërkohë që në të majtë Klevis Shaqe.
Në repartin e mesit të fushës është i zakonshmi Sabo, ndërkohë përpara tij do të kemi dyshen Paolo Estrela dhe Juri Merlim.
Dhe, në repartin e sulmit Skënderbeu edhe sot do të jetë me “tridhëmbësh” teksa, Bismark do të jetë në majë dhe në të djathtë Ardit Nikaj dhe në të majtë Saleh Nasr.
Kjo është 11-shja e Skënderbeut që do të rreshtohet sot në orën 15:30 në fushë nga fillimi, një formacion që pritet të jetë fitues, teksa Gjoka ka zgjedhur lojtarët që janë më në formë dhe që pritet sot të sigurojnë qëndrimin e Skënderbeut në superligë.
Suksese “Ujqër”!
“KORÇA BOOM”
