top of page

EKSKLUZIVE/ Moussa Koné, sekret i fuqishëm i merkatos së Devollit

  • Aug 14, 2025
  • 1 min read

Devolli godet në merkato duke afruar një emër të ri dhe premtues në sulm. Bëhet fjalë për futbollistin Moussa Koné, një lojtar i ri në moshë, por që ka treguar talent dhe cilësi në rritje.

Koné vjen nga ekipi i Skënderbeut, ku gjatë sezonit të kaluar ka dhënë sinjale të qarta se është një lojtar me të ardhme.


Me shpirt gare, shpejtësi dhe nuhatje për golin, ai ka lënë gjurmë në ndeshjet ku ka marrë pjesë, duke u shfaqur si një lojtar i rrezikshëm në zonë dhe gjithmonë i gatshëm për të ndëshkuar mbrojtjet kundërshtare.


Ky transferim shihet si një hap i rëndësishëm për të dy palët. Devolli fiton një lojtar me energji dhe ambicie, ndërsa për Moussa Koné kjo është një mundësi për të marrë më shumë përgjegjësi dhe për të shpërthyer në një rol kyç në sulmin e ekipit.


Stafi teknik i Devollit beson se ai mund të sjellë ndryshimin në fazën sulmuese dhe ta ndihmojë skuadrën në objektivat që ka për sezonin e ri.


Tifozët mezi presin ta shohin në fushë, ndërsa vetë lojtari është shprehur i motivuar për të dhënë maksimumin me fanellën e re. Ai i bashkohet grupit me shumë dëshirë dhe është gati të japë gjithçka për ngjyrat e Devollit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page