top of page

Ekskluzive/ Qëndërmbrojtësi Elvis Prençi vjen…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 28, 2023
  • 1 min read

Një tjetër lajm i bujshëm për Skënderbeun. Elvis Prençi nesër në Korçë për të filluar stërvitjet

“Korça Boom” zbulon një tjetër lajm për të gjithë tifozët korçarë. Pas lajmit të pak orëve më parë që dhamë në lidhje me mbërritjen nesër të blerjes së Skënderbeut, sulmuesit Muharem, që do të prezantohet nesër përpara ekipit, po nesër do të vijë një tjetër futbollist.

Elvis Prençi, qëndërmbrojtësi i Skënderbeut, do të jetë nesër në seancën e pasdites për të rifilluar stërvitjet me skuadrën e tij. Kujtojmë që Prençi është një tjetër pikë kryesore për bardhekuqtë në superligës, teksa bashkë me Randin janë dy lojtarët kyç në prapavijë.

Elvis Prençi është 30-vjeç dhe me shumë përvojë teksa më parë ka luajtur me ekipe si, Partizani, Kukësi, Teuta, Lushnja, Korabi, Prishtina, Llapi dhe së fundi Skënderbeu.

Skënderbeu në këtë mënyrë ka filluar të mbushet dhe nesër me pak fjalë do të jenë dy prurje të reja që do të shohim në stërvitje, Muharem dhe Prençi.



bottom of page