top of page

EKSKLUZIVE/ Skënderbeu me sulm superlige në kategorinë e parë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • May 4
  • 2 min read

Ndërkohë që është e vështirë të flasim qysh në këtë moment për kategorinë e parë ku do të luajë Skënderbeu, e thënë troç në Korçë duhet të pranojnë realitetin dhe jo më kot ka filluar të mendojë qysh tani për kategorinë e parë, në mënyrë që të kjo ëndërr e keqe të mos zgjasë më shumë se një sezon.


Tashmë largimet janë bërë publike prej ditësh dhe ka qenë portali “Korça Boom” që ka zbuluar emrat, ndërkohë që Felipe, Balaj dhe Sabo, janë lojtarë që nuk do të jenë më bardhekuq.


Pjesa më e madhe e ekipit ka kontratë dhe kjo është “arma” më e fortë e Skënderbeut në kategorinë e parë, duke qenë garanci maksimale që Skënderbeu ka për tu kthyer menjëherë në kategorinë e të mëdhenjve të futbollit shqiptar.


Një nga repartet që ka bërë paraqitje të mirë dhe duket se do të jetë superore edhe pse një kategori më poshtë është sulmi. Treshja e sulmit, Bismark, Saleh Nasr dhe Ardit Nikaj, janë nën kontratë me Skënderbeun dhe të tre me shumë mundësi do të jenë pjesë e ekipit dhe një sulm i frikshëm për skuadrat e superligës, jo më për kategorinë e parë. I vetmi që duket se ka një pikëpyetje të vogël është Ardir Nikaj, por që edhe sulmuesi në fjalë do të jetë nën urdhërat e Gjokës sezonin e ri. Bismark dhe Nasr kanë kontrata afatgjatë dhe në këtë mënyrë me këtë treshe sulmuese, Skënderbeu do të jetë më shumë se i frikshëm.


Të presim javët në vijim për të konfirmuar këtë treshe, ndërkohë që edhe repartet e tjera do të jenë me emra shumë cilësorë dhe me garancinë se Skënderbeu do ja dalë.  


“KORÇA BOOM”



bottom of page