EKSKLUZIVE/ Zbulohet sa blerje do të bëjë Skënderbeu!
- Korca Boom
- May 5
- 1 min read
Ndërkohë që Skënderbeu ka periudhën e pushimit, një periudhë që do të zgjasë më shumë se një muaj e gjysmë, në këto momente është zbuluar edhe numri i afrimeve që do të vijnë këtë verë.
Burime pranë klubit bardhekuq bëjnë me dije për portalin tonë "Korça Boom", se afrimet në merkaton verore do të jenë me pikatore. Ndoshta ndonjë afrim në mesfushë dhe një në sulm, mund të jenë afrimet e vetme. Ky vendim merret për shkak se Skënderbeu ka vendosur që të ruajë grupin e lojtarëve dhe nuk do të largohet asnjë tjetër përveç atyre që tashmë janë zyrtarizuar.
Me grupin që ka Skënderbeu, sigurisht që garancia për t'u ngjitur në superligë është e madhe, pasi dihet që skuadra ka një grup cilësor dhe me lojtarë me shumë prespektivë.
Ndoshta me kaq pak largime dhe me ndonjë shitje të mundshme në verë, Skënderbeu, e shumta ka vend deri në tre afrime dhe kaq janë mëse të realizueshme.
Ndërkohë që skuadrat e tjera të kategorisë së parë do të afrojnë nga shumë lojtarë me Skënderbeun do të ndodhë ndryshe.
Skënderbeu me keqardhje mund të themi që pavarësisht rënies, me këtë grup futbollistësh që ka aktualisht dhe që ka vendosur ta ruajë, do të jetë lider në kategorinë e parë.
“KORÇA BOOM”
