top of page

EKSKLUZIVE: “Bisha” nga Xhamajka: Erdha për gola te Skënderbeu…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 4, 2023
  • 1 min read

Pak momente më parë portali “Korça Boom” bëri edhe zbulimin e mbërritjes në Korçë të Zhordan Fleçer, sulmuesit më të fundit nga Xhamajka që jo vetëm mbërriti, por edhe bëri prezantimin me fanelën e Skënderbeut.

Pas mbërritjes në qytetin juglindor Fleçer që duket tipik sulmues edhe në pamje dhe të jep përshtypjen e një sulmuesi të fuqishëm, ka folur pak, por vërtet i bindur që erdhi për të bërë golashënuesin te Skënderbeu:

“Erdha për të shënuar sa më shumë gola te Skënderbeu dhe këtë do ta shikoni sa i aftë do jem ta bëj realitet.” Kaq ka thënë Fleçer, duke lënë të kuptohet se vërtet është sulmues tipik.

Me mbërritjen e Fleçer tashmë pritet të mbërrijë edhe një sulmues tjetër për të mbyllur merkaton e Skënderbeut, pasi dihet që superliga është e gjatë. Skënderbeu vuante për vijën e parë edhe pse ka shënuar në miqësore, duke bërë deri tani golashënuesin Ermir Rashica.

Por, me ardhjen e Fleçer sulmi i Skënderbeut do të jetë edhe më i frikshëm dhe prezantimin e tij të parë në ndeshje Fleçer do ta bëjë ditën e hënë, teksa do të luajë në majë përballë Flamurtarit në miqësoren e fundit të këtyre përgatitjeve verore.



bottom of page