EKSKLUZIVE/ Drejtori i Skënderbeut, Ardi Gjançi dhe korçari Tefik Osmani mbështetje për deputeten Besa Spaho!
- Korca Boom
- May 19, 2025
- 1 min read
Gjatë gjithë kësaj periudhe edhe sporti është lënë mënjanë, ndërkohë që gjithë fokusi ishte tek zgjedhjet parlamentare që akoma nuk kanë përfunduar.
Gjithsesi vlen të përmendet në këto momente një mbështetje maksimale që është dhënë nga dy njerëzit e sportit, njëri në Korçë dhe tjetri që sapo mbylli aventurën si Drejtor te Vllaznia.
Bëhet fjalë për Drejtorin Sportiv të KF Skënderbeut, Ardi Gjançi dhe korçarin e mirënjohur Tefik Osmani. Të dy së bashku gjatë gjithë kësaj periudhe kanë qenë në stafin e kandidates për deputete Besa Spaho, madje arritën që edhe ata me ndihmën e tyre ta ndihmojnë shumë korçaren Spaho për t'u ulur në karrigen e parlamentit.
Fotoja më poshtë vjen nga numërimi i fundit te votat e Diasporës, ku Besa Spaho ka ndarë këtë kujtim me të gjithë ata që e mbështetën, ku duken qartë Drejtori Ardi Gjançi dhe Besa Spaho.
Sigurisht kjo sakrificë e madhe e dy njerëzve të sportit u shpërblye në fund me Besën si deputete, ndërkohë që të dy i urojnë një rrugëtim të mbarë Spahos në Parlamentin shqiptar.
Tashmë është radha e Besa Spahos që të ndihmojë sportin korçar dhe futbollin e këtij qyteti për t'u ngjitur sa më shpejt në superligë (fjali në formën e humorit).
Urimet më të mira Besa, nga Ardi Gjançi dhe Tefik Osmani!
“KORÇA BOOM”



















