EKSKLUZIVE: E zbulon “Korça Boom” / Bubakar Djibrill nga Iraku te Skënderbeu…!
- Korca Boom
- Aug 1, 2023
- 1 min read
Është portali “Korça Boom” që si zakonisht zbulon të gjithë risitë e Skënderbeut dhe emrat e lojtarëve që vijnë në këtë merkato vere.
Në këto momente zbulohet emri i atij që pritet të vijë te Skënderbeu, ose e thënë ndryshe bisedimet kanë avancuar shumë dhe që pritet vetëm “ok”-i i sulmuesi për të veshur fanelën e Skënderbeut.
Bubakar Djibrill Goumey është emri i 23-vjeçarit nga Nigeri që pritet të veshë fanelën e Skënderbeut.
Themi pritet të veshë fanelën, pasi Skënderbeu ka kohë që është në bisedime me futbollistin në fjalë, ndërkohë që nga ora në orë Bubakar do të japë edhe përgjigjen përfundimtare.
Sulmuesi Bubakar që shikoni në foto ka luajtur në Irak me ekipin Zakho dhe ka aftësi të mira sulmuese.
Portali ynë kishte kohë që kishte zbuluar se një afrikan do të vijë te Skënderbeut dhe ja tashmë Bubakar është emri që kemi zbuluar në këto momente. Do të pranojë apo jo, Bubakar Djibrill, kjo mbetet për tu parë.
