top of page

EKSKLUZIVE: E zbulon “Korça Boom” Jourdain Fletcher te Skënderbeu

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 7, 2023
  • 1 min read

Skënderbeu e gjen sulmuesin që kërkon. Pas prishjes së marëveshjes me Kristian Keqi, drejtuesit e klubit bardhekuq kanë “vrapuar” për të gjetur sulmuesin dhe duket se e kanë gjetur në Xhamajkën e largët.

Bëhet fjalë për Jourdain Fletcher, lojtarin që në muajin gusht mbush plot 25-vjeç dhe duket se është sulmues me përvojë.

Burime pranë “Korça Boom” bëjnë me dije se Fletcher është në bisedime me klubin “Skënderbeu” dhe pritet nga momenti në moment përgjigjja përfundimtare nëse do të pranojë apo jo të jetë pjesë e Skënderbeut, por gjasat janë të mëdha që marrëveshja të mbyllet me përfundim pozitiv.

Neroca FC është klubi i fundit që sulmuesi Fletcher ka luajtur në Xhamajkë, ndërkohë që nga CV duket se është një lojtar me shumë vlera dhe që i bën shumë punë Skënderbeut.

Mësohet se klubi ka muaj që e vëzhgon sulmuesin në fjalë dhe e ka pëlqyer, duke pritur vetëm firmën e kontratës tashmë të sulmuesit nga Xhamajka.

Tashmë pritet vetëm akordi që Jurdain Fletcher të udhëtojë më pas drejt Shqipërisë dhe për t'u bërë pjesë e Skënderbeut.



bottom of page