EKSKLUZIVE: Firmos xhamajkani Fletcher, pritet udhëtimi drejt Korçës
- Jul 8, 2023
- 1 min read
Është sërish “Korça Boom” që zbulon si zakonisht i pari të gjitha lajmet për Skënderbeun dhe në këto momente sapo vjen edhe një lajm më shumë se i mirë për të gjithë tifozët e Skënderbeut.
Ditën e djeshme portali ynë zbuloi emrin e sulmuesit xhamajkan, i cili është Jourdain Fletcher, sulmues që ishte pranë akordit me Skënderbeun.
Sot. “Korça Boom” mëson ekskluzivisht se gjithçka është mbyllur edhe sulmuesi në fjalë ka firmosur me Skënderbeun. Nuk ka asnjë mëdyshje tashmë që me fanelën e Skënderbeut, do të vishet për herë të parë një lojtar nga Xhamajka dhe bëhët fjalë për 25-vjeçarin, Fletcher. Sulmuesi në fjalë është 1.73 cm i gjatë dhe ka një aftësi të shkëlqyer me topin, ndërkohë që do të jetë pika kyçe e Skënderbeut në majën e sulmit.
Nga sot kanë filluar procedurat për pajisjen me vizë dhe pritet që të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur. Menjëherë pas mbërritjes, sulmuesi në fjalë do të bëjë edhe prezantimin me fanelën e re të Skënderbeut dhe fotot e rastit.
















