Ekskluzive / Flet menaxheri i portierit: Ja pse Alia firmosi për Skënderbeun…!
- Korca Boom
- Jun 18, 2023
- 1 min read
Serxhio Mezi deklaron që Alia pati oferta nga Finalnda dhe Italia, por Skënderbeu është trampolina më e mirë
Vetëm pak orë pak firmsës në kontratën e re të Marco Alia portierit më të ri të Skënderbeut, ka folur ekskluzivisht për “Korça Boom” menaxheri i lojtarit në fjalë, Serxhio Mezi. Vetë menaxheri ka zbuluar se ka pasur disa oferta për portierin Alia kryesisht nga Finlanda dhe Italia, por zgjodhi Skënderbeun, pasi është një tramploninë e madhe për çdo futbollist. Madje Mezi ka folur me superlativa për klubin “Skënderbeu” dhe presidentin Ardjan Takaj.
Ja ç’farë thotë menaxheri Mezi enkas për “Korça Boom”: “Dua t’u them së pari, se kemi bërë një punë të mrekullueshme duke e bindur portierin Alia të vijë në Shqipëri për të veshur fanelën e Skënderbeut. Them këtë pasi kishin shumë oferta nga Finalnda dhe nga klube në Itali, por një emri kaq të madh si Skënderbeu, nuk kishte mundësi që ta refuzonim.”

Më tej menaxheri Mezi, flet edhe për presidentin Takaj dhe për të ardhmen e futbollistit që sapo është veshur bardhekuq: “E falenderoj presidentin Ardjan Takaj që arritëm akordin, falë serizoitetit të tij dhe punës së madhe që bëmë bashkarisht, portiere Alia është veshur bardhekuq. E dimë që Shqipëria dhe Skënderbeu, janë një trampolinë e madhe për çdo futbollist. E them me bindje që ky futbollist do të bëjë më të mirën për këtë fanelë dhe të tregojë veten që mund të luajë në ekipe të mëdha më pas, pasi e theksoj edhe njëherë që Skënderbeu është një trampolinë e madhe,” përfundon menaxheri Serxhio Mezi për “Korça Boom”.