top of page

Gvozdenoviç: Prisni edhe 4 blerje të tjera…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 19, 2023
  • 1 min read

EKSKLUZIVE / Trajneri serb Ivan Gvozdenoviç flet enkas për “Korça Boom”


- Ivan si po kaloni në Sërbi?

- Mund të them shumë mirë. I jam përkushtuar familjes dhe kam qëndruar pranë djalit në Milano pasi e kam me studime dhe pjesën tjeter te familja dhe mes shokësh. Po i shfrytëzoj këto ditë për të fituar energji, pasi më pret më pas një punë e madhe te Skënderbeu.


- A jeni i kënaqur me afrimet e bëra deri tani ?

- Mund të them me sinqeritet të plotë se presidenti dhe klubi kanë punuar fort. Për mua këta futbollistë që kanë firmosur deri tani, janë lojtarë shumë cilësore dhe do të ndihmojnë në ndërtimin e një formacioni shumë bindës.

- Pritshmëritë për afrime të tjera si janë ?

- Çdo trajner kërkon që të ketë një organikë sa më të plotë dhe në këto momente them se 80 % e ekipit është i plotësuar.


- Pra, kjo do te thotë se ju keni akoma kërkesa ?

- Jo vetëm unë por edhe presidenti Takaj po mendon për afrime, besoj se edhe katër futbollistë të tjerë do të shtohen. Kemi kohë, pasi merkatoja mbyllet në fundt të muajit gusht dhe nuk kemi pse nxitohemi.


bottom of page