EKSKLUZIVE/ Ja ku do të firmosë “ish” kapiteni i Skënderbeut!
- Korca Boom
- Jun 10
- 1 min read
Mbrojtësi Elvis Prençi që ka vetëm pak javë më parë deklaroi largimin nga Skënderbeu pritet të jetë përforcimi i parë i KF Prishtinës së re.
Burime të afërta me klubin bëjnë të ditur se marrëveshja është drejt finalizimit dhe pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim.
Me këtë lëvizje, Prishtina e Re nis ndërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm, duke u fokusuar te lojtarët me eksperiencë.
“KORÇA BOOM”
