EKSKLUZIVE/ Kthehet te Hammarby në Suedi. Ja cili është largimi i tretë zyrtar i Skënderbeut!
- Korca Boom
- May 1
- 1 min read
Pas largimit të dy lojtarëve të parë, tashmë zyrtar si lajm edhe nga klubi “Skënderbeu”, vjen edhe largimi i tretë. Është portali “Korça Boom” që zbulon edhe këtë largim të tretë. Bëhet fjalë për Mamane, Amadou Sabo, futbollisti që nuk do të jetë më pjesë e Skënderbeut.
Ky lajm konfirmohet nga klubi “Skënderbeu”, por edhe tek transferimet te Skënderbeu transfermarkt, teksa Sabo tashmë është kthyer andej nga erdhi. Kujtojmë që mesfushori erdhi te Skënderbeu në formën e huazimit në merkaton dimërore, duke zëvendësuar ikjen e Mario Rabiut.
Sabo luajti si titullar me fanelën bardhekuqe, ndërkohë që pas përfundimit të sezonit e priste klubi suedez i Hammarby i cili e pati huazuar. Edhe ky lojtar tashmë nuk do të veshë më fanelën e Skënderbeut dhe mund të themi që ishte një nga pikat kyçe të Skënderbeut në mesin e fushës.
Deri tani janë tre ata që janë larguar nga Skënderbeu, pra Felipe, Balaj dhe Sabo, janë treshja që nuk do të mund ta shikojmë më me fanelën bardhekuqe.
Pas këtyre tre emrave që janë larguar nuk pritet të ketë largime të tjera, pasi të tjerët kanë kontratë me klubin.
“KORÇA BOOM”
