EKSKLUZIVE: Mbërrin në Korçë mesfushori nigerian. Vjen nga kampionati italian
- Korca Boom
- Jul 29, 2023
- 1 min read
23-vjeçari Mario Rabiu ka mbërritur në qytetin juglindor të Korçës dhe nesër do të provohet në miqësoren që Skënderbeu do të zhvillojë ndaj Vorës.
Ky është lajmi më i fundit që ka zbuluar pak momente më parë “Korça Boom”. Nigeriani do të provohet nesër te Skënderbeu dhe nëse do ta bindë trajnerin Ivan Gvozdenoviç menjëherë do të vishet bardhekuq.
Rabiu është mesfushor dhe ka lindur në Lagos të Nigerisë, ndërkohë që ka luajtur në kampionatin italian me ekipe të tilla si, Modena, Grossete dhe së fundi Viterbese. Është 23-vjeç dhe 1.71 i lartë.
Të shohim nëse Rabiu do ta kalojë provën, por te Skënderbeu shpresojnë që të bëhet realitet pasi ekipi ka nevojë për futbollistë të shpejtë.
Me pak fjalë është “Korça Boom” që zbulon afrimet te Skënderbeu dhe ardhja e Mario Rabiu në Korçë është një tjetër zbulim nga portali ynë.
