EKSKLUZIVE: Mbërrin “ujku” nga Xhamajka, Fleçer. Zgjidhet çështja e sulmit…
- Korca Boom
- Aug 4, 2023
- 1 min read
Është sërish “Korça Boom” që zbulon lajmet i pari për Skënderbeun dhe një gjë e tillë ndodhi edhe në këto momente. Ju kishim bërë me dije se Zhordan Fleçer do të mbërrinte në qytetin juglindor dhe kjo gjë tashmë ka ndodhur.
Vetëm pak momente më parë Fleçer ka pozuar për portalin tonë duket zhvilluar stërvitje me Skënderbeun.
Ishte një udhëtim i gjatë nga Xhamajka në drejtim të Korçës, por Fleçer ashtu si edhe kishte deklaruar ka ndodhur. Nga sot zyrtarisht sulmuesi në fjalë do të jetë pjesë e Skënderbeut dhe është në shërbimet e trajnerit Ivan Gvozdenoviç.
Në këtë mënyrë zgjidhet edhe çështja e sulmit të bardhekuqtë që aq shumë e ndjenin mungesën e një sulmuesi “race”.
Fleçer ka ardhur te Skënderbeu për të bërë golashënuesin dhe të gjithë mezi e prisnin një gjë të tillë.
Ja dhe fotot e Fleçer që sapo është veshur bardhekuq.
