top of page

EKSKLUZIVE: Nga Dinamo, Malisheva, Elbasani, etj. Zbuloni 5 miqësoret e Skënderbeut…!

  • Jul 19, 2023
  • 1 min read

Skënderbeu ka luajtur ndeshjen e parë miqësore, atë ndaj Voska Sport dhe e ka fituar 2-0. Pas këtij testi të parë, sipas stafit teknik do të luhen edhe 5 ndeshje të tjera miqësore dhe tashmë është “Korça Boom” që zbulon të gjitha miqësoret, emrat e ekipeve dhe datat se kur do të luhen këto miqësore.

Më e afërta do të jetë ajo e ditës së dielë ku Skënderbeu do të ketë përballë Dinamon, skuadër që edhe kjo do të luajë në superligë këtë sezon. Po sipas stafit të gjitha ndeshjet do të luhen në stadiumin “Skënderbeu”, kjo për shkak edhe të klimës, që është më e përshtatshmja në qytetin juglindor.


Ja miqësoret e Skënderbeut:

Skënderbeu - Voska Sport 2-0

Shënues: Shaqe, Rashica

Skënderbeu - Dinamo 23 korrik

Skënderbeu - Malisheva 27 korrik

Skënderbeu - Vora 30 korrik

Skënderbeu - Elbasani 02 gusht

Skënderbeu - Flamurtari 07 gusht


bottom of page