top of page

Ekskluzive: Prishet marrëveshja Keqi-Skënderbeu…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 3, 2023
  • 1 min read

Një tjetër lajm ekskluziv vjen nga “Korça Boom” për të gjithë tifozët e Skënderbeut.

Përpara pak minutash mësohet se Kristian Keqi, futbollisti 27-vjeçar që ishte pranë firmës me Skënderbeut, nuk do të mbërrijë te Skënderbeu.

Marëveshja mes palëve është prishur dhe në këtë mënyrë emri i Keqit nuk do të qarkullojë më në ambjentet e futbollit të qytetit juglindor.

Burime pranë kësaj marëveshjeje bëjnë me dije se Keqi, ka nxjerrë disa justifikime për të mos qenë pjesë e Skënderbeut. Madje një nga justifikimet është ajo se Kritiani ka pobleme me kartat në Itali, ndërkohë që një tjetër burim thuhet se mund të kalojë edhe te Dinamo dhe prandaj janë nxjerrë justifikimet.



bottom of page