top of page

EKSKLUZIVE/ Skënderbeu e mbyll me sulmuesin nga Gana. Vjen për herë të parë në Shqipëri!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 11
  • 1 min read

Më së fundi Skënderbeu ka filluar zyrtarisht merkaton verore dhe në këto momente është portali “Korça Boom” që zbulon se cili do të jetë afrimi i parë në merkaton verore. Edhe pse në fakt merkatoja në hyrje do të jetë me pikatore, pasi do të afrohen shumë pak lojtarë, i pari që do të vijë te Skënderbeu është nga Gana.


Burime pranë klubit bardhekuq bëjnë me dije se futbollisti në fjalë është sulmues dhe luan aktualisht në Ganë, ndërkohë që pak javë më vonë mbyll edhe kontratën dhe do të niset drejt Korçës. Është arritur akordi me lojyarin në fjalë që të veshë fanelën e Skënderbeut dhe pritet që kontrata të jetë 3-vjeçare.


E vështirë në këto momente është për tu zbuluar emri, pasi lojtari ka edhe disa ditë kontratë me klubin ku është aktivizuar në Ganë, prandaj drejtuesit e klubit “Skënderbeu” po tregohen të kujdesshëm, në mënyrë që të mos bëjnë public emrin e tij, përpara se të mbyllë kontratën.


Kjo tregon se Skënderbeu po lëviz dhe në këtë mënyrë sapo bën të ditur afrimin e parë. Kujtojmë që Skënderbeu starton fazën përgatitore më 25 qershor dhe ka akoma ditë deri në start, ndërkohë që grupi thuajse është i plotë prandaj nuk priten edhe shumë afrime.


Por afrimi i këtij lojtari ganez ishte shumë i domosdoshëm për të përforcuar edhe më shumë vijën e parë të sulmit dhe tashmë mbetet të bëhet public vetëm emri i lojtarit në fjalë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page