EKSKLUZIVE: Sulmues nga Greqia del në stërvitje me Skënderbeun. Zbuloni 21-vjeçarin që erdhi sot...!
- Korca Boom
- Aug 1, 2023
- 1 min read
Ndërkohë që pak më parë “Korça Boom” zbuloi emrin e futbollistit afrikan që do të vijë te Skënderbeu dhe është Bubakar Djibrill, një tjetër lajm sapo ka mbërritur në redaksinë tonë.
Në stërvitjen që përfundoi pak momente më parë te Skënderbeu ditën e sotme ka pasur edhe një afrim të ri.
Bëhet fjalë për sulmuesin, Ronaldo Shani, që po shikoni në foton më poshtë. 21-vjeçari që është rritur te akademia e Atromitos, ka mbërritur po sot në Korçë dhe ka dalë menjëherë në stërvitje me Skënderbeun.
Sulmuesi që në seancën e parë stërvitore ka bërë një paraqitje të mirë, por fjalën e fundit do ta thotë trajneri, Ivan Gvozdenoviç.
Së fundi Shani ka luajtur me skuadrën e Thesprotos në Greqi dhe sigurisht që do të jetë në provë, pasi nëse vlen menjëherë klubi bardhekuq është gati të firmosë një kontratë afatgjatë.
Është “Korça Boom” që zbulon moment pas momenti lajmet më të fundit te Skënderbeut, ashtu siç zbulon edhe këtë të afrimit më të fundit të Ronaldo Shani.

