EKSKLUZIVE/ Devolli ka tashmë trajnerin që do të udhëheqë projektin afatgjatë
- Korca Boom
- Oct 31
- 1 min read
Pas disa ditësh bisedimesh intensive dhe emrash që kanë qarkulluar si kandidatë të mundshëm, duket se dilema mbi drejtimin e pankinës së ekipit të Devollit ka marrë fund.
Burime të sigurta pranë kryebashkiakut dhe njëkohësisht presidentit të klubit, Eduard Duro, bëjnë me dije se vetëm pak çaste më parë është arritur marrëveshja përfundimtare me trajnerin e ri që do të marrë përsipër drejtimin e skuadrës së Devollit
Edhe pse emri i tij nuk është bërë ende publik, mësohet se prezantimi zyrtar pritet të zhvillohet të hënën, për shkak se ekipi do të zbresë në fushë nesër ndaj Bylisit B, në një ndeshje të rëndësishme për kampionatin.
Sipas burimeve, bëhet fjalë për një projekt afatgjatë, me objektiva të qarta për ndërtimin e një skuadre konkurruese dhe me vizion për të ardhmen. Nga sa mësohet, pritet që në javët e ardhshme të ketë surpriza pozitive në aspektin sportiv dhe organizativ për ekipin e Devollit.
"KORCA BOOM"



















