Elvis Prençi zbulon se ku është pika e fortë e Skënderbeut….?
- Korca Boom
- Aug 9, 2023
- 1 min read
Të gjithë futbollistët e Skënderbeut duket se po ju gëzohen dy ditëve pushim. Pas një periudhe përgatitore, ishte më se e nevojshme që futbollistët të qetësoheshin disi. Këtë e pranon Elvis Prençi që është pranë familjes. Ndërkohë ai vlerëson miqësoret e zhvilluara dhe tregon se ku është forca e këtij ekipi. Elvis Prençi ka dhënë këtë intervistë për “Korça Boom”:
-Prençi, dy ditë pushim. Të nevojshme?
-Mendoj se ishin shumë të nevojshme. Nga data 26 qershor kur ekipi filloi përgatitjet, nuk kemi bërë asnjë ditë pushim. Maksimumi ndonjë ditë rikuperimi në pishinë dhe vetëm kaq.
-Shumë ndeshje miqësore, si e kini parë ekipin?
-Jemi një ekip i riformatuar me futbollistë të rinj dhe të afruar në merkato. Për stafin miqësoret ishin një domosdoshmëri, pasi duhet të konsolidohemi. Ndeshjet kanë qënë të një niveli përgjithësisht të mirë.
-Falë përvojës suaj ku mendoni se janë anët pozitive të këtij ekipi?
-Forca qëndron tek grupi, tek futbollistët e rinj me një lojë të shpejtë dhe sigurisht stafi që është shumë i përkushtuar. Por, nuk dua të harroj edhe tifozët tanë që na mbeshtesin dhe do të kenë ndikim në ecurinë pozitive.
