Emir Rashica, ja çfarë note merr nga stafi teknik…!
- Korca Boom
- Jun 29, 2023
- 1 min read

I ardhur si një talent, kosovari Emir Rashica, duket se nuk e ka zhgënjyer stafin e korçarëve me atë që të paktën ka dhënë në këto stërvitje të para.
Futbollisti 19-vjeçar ka treguar se ka një përgatitje mjaft të mirë fizike, është një futbollist teknik dhe i prirur për fazën e veprimeve sulmuese.
Rashica luan në mesfushë në krahun e djathtë të saj por është shumë aktiv në sulm dhe shihet si një futbollist që do të shërbejë shumë në ekip.
Këto cilësi të tij janë pranuar nga stafi teknik. Duket se është i pari që do të kalojë testin e provës dhe kontrata e tij me korçarët është një kontartë tre vjeçare, çka tregon se talentet e vërtetë do të veshin fanelën e korçarëve.