top of page

EMISION EKSKLUZIV: Familja Dembo / Dhimitraqi dhe Rolandi rrëfim 360 gradë për “Korça Boom”

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 18, 2023
  • 1 min read

Nuk ka korçar dhe shqiptar që nuk e njeh familjen Dembo, familje e cila ia ka kushtuar gjithë jetën sportit. Dhimitraq Dembo një emër legjendar i futbollit korçar, pa diskutim edhe pse sot është 81-vjeç, duket sikur të ishte 20 vjet më i ri. Roland Dembo, djali i tij, që padyshim është një tjetër emër i shquar i Skënderbeut dhe kaq shumë i ka dhënë Skënderbeut.

Për të kaluar te vajza e familjes Dembo, Evis Dembo, ish-kampione Ballkani në atletikë dhe një emër shumë i madh i atletikës shqiptare.

“Korça Boom” mundësoi një emision me dy burrat e familjes Dembo, Dhimitraqin dhe Rolandin, emision i cili do të transmetohet ditën e dielë, datë 20 gusht, ora 12:00 për të gjithë fansat e faqes sonë.

Dhimitraq Dembo në një rrëfim shumë të rrallë, pasi të gjithë e mbajnë mend që edhe ditën e dasmës, i veshur dhëndër la dasmën dhe bashkëshorten të veshur nuse, luajti në stadium atje ku mori me vete edhe dasmorët si tifozë dhe Skënderbeu i tij fitoi 2-0.

Emocione të shumta edhe nga Roland Dembo, që kush nuk e njeh. Për të gjitha këto në një emision ekskluziv, ditën e dielë, më 20 gusht ora 12:00 në mesditë.

Mos harroni të na ndiqni…!


bottom of page