Enea Jorgji sërish protagonist ndaj Skënderbeut/ Shikoni golin e rregullt që nuk e dha për bardhekuqtë
- Korca Boom
- Apr 13
- 1 min read
Sërish Enea Jorgji bëhet protagonist me vendimet e tij në dëm të Skënderbeut. Pas përfundimit të takimit Skënderbeu-Tirana 1-1, kanë dalë pamjet filmike të minutës së 33-të të këtij takimi, kur Estrela lëshon një predhë në drejtim të portës së Tiranës dhe topi pasi devijohet nga Selmani dhe shtylla e djathtë pingule prek pjesën e brendshme të kuadratit dhe futet sërish në lojë.
Fotoja që sjellim më poshtë është pikërisht nga momenti kur topi duket që ka kaluar dukshëm vijën fatale, por Enea Jorgji nuk e ka gol për Skënderbeun.
Në fakt në atë moment kanë qenë korçarët që kanë protestuar për gol mëse të rregullt, por Enea Jorgji nga ajo që është parë në fushë u ka thënë bardhekuqve që e para nuk ishte gold he e dyta nuk kishte asnjë sinjal nga VAR-i.
I rrethuar me të kuqe në foton e mëposhtme duket topi që ka kaluar vijën dhe më dukshëm se kaq nuk kishte sesi të ishte një gol i rregullt.
Përse nuk e dha gol Enea Jorgji? Përse VAR-i nuk njoftoi për këtë rast? Pyetje që në fakt tashmë marrin konfirmimin e dukshëm se nuk donin ta jepnin gol.
Gjykoni vetë se çfarë ndodhi dje në stadiumin “Skënderbeu” dhe jo më rastësi sërish Jorgji u bë protagonist dhe kjo këtë herë nuk është rastësi.
“KORÇA BOOM”
