top of page

Era e fortë shkëput kullën me fener sinjalizues!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 26
  • 1 min read

Gjiri i Durrësit është përfshirë këtë të diel nga një mot i paqëndrueshëm me erë të fortë dhe reshje shiu, duke sjellë vështirësi të mëdha në zonën bregdetare. Për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, sektori i peshkimit ka pezulluar aktivitetin e përditshëm.


Që prej orëve të paradites, era e fuqishme ka krijuar dallgë të larta, të cilat kanë goditur ashpër bregun. Forca e detit ka arritur të shkëpusë dhe të zhvendosë në tokë kullën me fener sinjalizues, që shërben për orientimin e anijeve pranë bregut apo në zonat e rrezikshme.


Pavarësisht dallgëzimit të detit dhe kushteve të rënda atmosferike, Kapiteneria e Portit të Durrësit njofton se lundrimet e trageteve drejt Italisë vijojnë normalisht dhe nuk ka pasur pezullim të linjave detare./ NOA

ree

“KORÇA BOOM”

bottom of page