Erdhi dita: “Bosi” në Korçë, Skënderbeu me “marsh të shtatë”
- Korca Boom
- Jul 3, 2023
- 1 min read
Dita e sotme do të fillojë me “vrull” për Skënderbeun dhe trajnerin Ivan Gvozdenoviç. Kjo për faktin se qysh sot stafi teknik dhe Skënderbeu do të zbresin në fushë me nga dy seanca stërvitore.
Duket se pas javës së parë që ishte thjesht sa për mbushje nga sot Skënderbeu do të shtojë “marshin”, sepse edhe koha nuk pret, duke ditur që superliga fillon më shpejt.
Sot në qytetin juglindor pritet të mbërrijë edhe presidenti Ardjan Takaj, i cili mësohet se mund të mbërrijë në orët e vona të mbrëmjes dhe nesër do të jetë pezent në seancën e radhës stërvitore. “Bosi” ka deklaruar edhe një javë më parë që nga sot do të nisë rregullisht për Skënderbeun kjo fazë, pasi sigurisht është edhe më e mbushur me lojtarë.
Gjithsesi për Takaj nuk do të mungojnë as firmat e reja, teksa dje portali ynë ka mësuar se Kosta Vangjeli e ka mbyllur me Skënderbeun.
Takaj, nga sot do të jetë edhe më aktiv, pasi edhe stafi teknik mësohet se i ka kërrkuar që të mbyllë sa më shpejt merkaton, në mënyrë që të dihet grupi dhe Skënderbeu të jetë i qetë gjatë gjithë fazës përgatitore.
