Erlis Frashëri “senatori” i Skënderbeut / Kapiteni ka hedhur i pari firmën në kontratë
- Jun 24, 2023
- 1 min read

Erlis Frashëri kapiteni i korçarëve në sezonin e kaluar ka konfirmuar për “Korça Boom “ se do të jetë edhe për sezonin e ri pjesë e korçarëve. Sipas Frashërit: "Jam pjesë e Skënderbeut edhe për sezonin e ri. Kam nënshkruar një kontratë me presidentin dhe nuk kam hezituar aspak të jap një përgjigje pozitive edhe pse kisha kërkesa nga disa ekipe. Unë do të qëndroj në Korcë. Pres me interes të shikoj ekipin e ri që besoj se do të jetë një ekip mjaft cilësor”.
Futbollisti ka qënë i pari që mënjëherë pas fitimit të titullit kampion në kategorinë e parë, të bisedojë më presidentin Ardian Takaj dhe të shtrëngojnë duart edhe për një sezon tjetër të Frashërit me korçarët.
Pra kapiteni i qëndron besnik ekipit ku edhe është formuar, pavarësisht lëvizjeve të shumta të tij në karrierë ai është i gatëshëm të japë ndihmesën edhe në këtë sezon superlige për ekipin e tij të zemrës.















