Ermir Rashica shkëlqen këtë javë, "vulos" fitoren e Metalist 1925 në Ukrainë
- Korca Boom
- Apr 14
- 1 min read
Ermir Rashica është bërë protagonist ditën e sotme në fitoren e skuadrës së tij Metalist 1925 përballë Bukovyna në sfidën e vlefshme për t'u ngjitur në elitën e futbollit ukrainas.
Ish-sulmuesi i Skënderbeut arriti të bëjë gjithçka në golin e parë të ekipit të tij. 21-vjeçari bëri një kalim të bukur brenda zonës ku goditja e tij detyroi mbrojtësin kundërshtar të devijonte topin në portën e tij.
Ndërsa në golin e dytë të ekipit të tij në pjesën e dytë, Ermir Rashica fitoi një 11-metërsh që e shndërroi në gol Yurchenko.
“KORÇA BOOM”

