top of page

Ermir Rashica tregon pse nuk është pjesë e kombëtares

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • May 27
  • 1 min read

Ermir Rashica, një prej talenteve të futbollit shqiptar, pas largimit nga Skënderbeu, është duke luajtur me ekipin “Metallist 1925”. Për “Korça Boom”, ai ka dhënë këtë përgjigje për pyetjen:


A je përshtatur me ekipin dhe si ndihesh?

Përgjigjja e tij ishte: "Ndihem shumë mirë, jam përshtatur tashmë në çdo drejtim me ekipin, si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Kjo është një pjesë shumë e rëndësishme e marrëdhënies time me klubin. Mund të them se në ekip kemi një atmosferë shumë të mirë dhe jemi shumë të motivuar për ndeshjet që na presin".


Por ajo që tërheq vëmendjen është fakti se ai ende nuk ka marrë një ftesë, qoftë edhe për ekipin kombëtar. Rashica, në lidhje me këtë fakt, ka deklaruar: "Nuk kam shkuar për disa arsye".


Kjo është një përgjigje që, me sa duket, e dinë vetëm Rashica dhe drejtuesit e ekipit. Megjithatë, urojmë dhe shpresojmë që, për vlerat që ka, ky futbollist të shihet sa më lart në arenën ndërkombëtare, qoftë me ekipin e tij aktual apo edhe me përfaqësuesen tonë kombëtare.



“KORÇA BOOM”




bottom of page