FC Drita prezanton ish-futbollistin e Skënderbeut
- Korca Boom
- May 26
- 1 min read
Kemi kënaqësinë t’ju prezantojmë përforcimin tonë më të ri, sulmuesin Liridon Balaj.
Balaj është zyrtarizuar nga drejtori sportiv i klubit, z. Valon Zymberi, i cili njoftoi se është arritur marrëveshja që Balaj të jetë pjesë e ekipit tonë për dy vitet e ardhshme.
Balaj luan në pozicionin e sulmuesit të krahut të djathtë dhe së fundmi ishte pjesë e ekipit të Skënderbeut në Shqipëri.
Si i ri, Liridoni ishte pjesë e KF Besa nga Peja, ndërsa në sezonin 2018/19 u transferua në futbollin zviceran, ku për disa vite ishte pjesë e ekipeve si FC Aarau dhe FC Schaffhausen. Gjithashtu, për një periudhë ka luajtur edhe në futbollin belg.
Balaj pritet të jetë një forcë e re për skuadrën tonë dhe i dëshirojmë shumë suksese në rrugëtimin e përbashkët.
Mirë se vjen, Balaj!
“KORÇA BOOM”
