FESTË NË PRISHTINË / Ballkani i Ilir Dajës ia del sërish, mposht 2-0 Lincolnin…!
- Korca Boom
- Aug 10, 2023
- 1 min read
Vetëm pak momente më parë ka përfunduar në Prishtinë dhe më konkretisht në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndeshja mes Ballkanit të Ilir Dajës dhe ekipit Lincoln Red Imps.
Ish-trajneri i Skënderbeut me skuadrën e tij vazhdojnë sukseset njëri pas tjetrit, teksa edhe sonte kanë fituar 2-0, por kanë bindur edhe me lojë. Me golat e Korenicës dhe Trashit, Ballkani thuajse është një hap larg “play-off”-it.
Me Ballkanin përveç Ilir Dajës në stol, që ka qenë pjesë e Skënderbeut, kanë qenë në formacion edhe dy ish-ët e Skënderbeut, Bajram Jashanica dhe Nazmi Gripshi.
Festë e madhe në Kosovë sërish sonte.
Bravo Bajram Jashanica! Bravo Nazmi Gripshi!
Një Bravo për këta djem të shkëlqyer të Ballkanit dhe për “arkitektin” Ilir Daja…
