top of page

Festë sot tek Skënderbeu/ Braziliani Luquinhas mbush 28-vjeç

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 22
  • 1 min read

Sot është një ditë e veçantë në kampin bardhekuq për një nga lojtarët e këtij ekipi, kjo pasi braziliani Luquinhas feston ditëlindjen e tij të 28-të. I ardhur në merkaton e janarit, Lukas është përshtatur me Skënderbeun dhe në disa ndeshje është aktivizuar edhe si titullar.


654 minuta aktivizimi për Luquinhas deri tani dhe 1 gol i shënuar, ndërkohë që gjatë aktivizimeve ka dhënë edhe 2 asiste për gol. Një lojtar teknik dhe që ka vlerat e tij te Skënderbeu.


Luquinhas sot feston 28-vjetorin e tij të lindjes dhe sigurisht që klubi ka përgatitur surprizën e radhës, ndërkohë që urimet për brazilianin do të jenë të shumta gjatë ditës së sotme.


Edhe stafi i portalit “Korça Boom” i uron: Edhe 100 vite të lumtura Lukas dhe sa më shumë suskese me fanelën e Skënderbeut!


“KORÇA BOOM”



bottom of page