Festa e Birrës “çmend” Gvozdenoviçin, që u jep ultimatum të tijve: Eleminoni orët…!
- Korca Boom
- Aug 18, 2023
- 1 min read
Gjatë këtyre ditëve Korça është në festë. Pothuajse në të gjitha sheshet e qytetit ka veprimtari të shumta. Festa e Birrës tërheq vëmendjen, por nuk mungojnë edhe koncertet tek “Pazari i Vjetër” si dhe tek “Pedonalja” e qytetit, ku grupe këngëtarësh zbukurojnë atmosferën.
Në këto kushte edhe vetë futbollistët duan të kalojnë një mbrëmje mes kësaj afmosfere festive, por në një takim që trajneri Gvozdenoviç ka pasur me të tijtë u ka bërë me dije se: "Kujdes, të eleminoni orët e vona të natës! Dua të jeni të kujdesshëm që mos prishni regjimin sportiv!
Jemi në një pikë vendimtare të startit të kampionatit dhe duhet të veproni si profesionistë”. Natyrisht edhe futbollistët nuk bëjnë përjashtim si gjithë të tjerët, por për ta ka disa limite.
