top of page

Festa e Birrës: Nëse zgjedh të shkosh 3 netë duhen 70 euro…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 9, 2023
  • 1 min read

Reklamë e madhe i është bërë Festës së Birrës që do të zhvillohet 16-20 gusht në qytetin e Korçës. Në fakt, organizatorët dhe Bashkia e qytetit ka ditë që po i bën publicitet këngëtarëve, madje i ka servirur një e nga një për të gjithë ata që kanë ndërmend që të vijnë të festojnë.

Por, ajo që është më kryesorja, se sa kushton një biletë, Bashkia nuk mundi t’i bënte asnjëherë publicitet apo e thënë ndryshe reklamë. Këtë nuk e bëri, sepse nëse do ta bënte realitet do të revoltoheshin të gjithë. Mësohet se në dy netët e para hyrja te Terminali i Autobusëve është falas, ndërkohë që në tri netët e fundit, vetëm hyrja është e “kripur”.

Themi është e “kripur”, sepse vërtet e tillë është.

Nëse do të shohësh natën e datës 18 gusht, bileta kushton 20 euro. Nëse do të shkosh më 19 gusht, bileta shtrenjohet e shkon 30 euro dhe nëse në natën e fundit ke dëshirë, bileta kushton 20 euro.

Pra, në total, nëse dikush ka dëshirë të ndjekë tri netët e fundit, duhet të ketë në xhep plot 70 euro, përjashto ato që do të shpenzosh për të konsumuar ushqimin apo pijet.

Një shifër e majme kjo dhe e papërballueshme për pjesën dërrmuese të qytetarëve. Festa e Birrës duket se është vetëm për aristokratët, sepse të tjerët mund ta shijojnë muzikën dhe festën nga ana tjetër e Terminalit, ose siç është ajo shprehja humoristike, majë pemëve.



bottom of page