top of page

FESTA E BIRRËS: Sonte “qershia mbi tortë”, Keti Garbi-Endri dhe Stefi Prifti

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 20, 2023
  • 1 min read

16-20 gusht ishte Festa e Birrës dhe sonte në mbrëmje do të jetë nata e fundit e kësaj feste që po merr përmasa të mëdha përsa i përket turistëve të shumtë të huaj dhe vendas që kanë mbërritur prej ditësh në qytetin juglindor.

Sot në orën 19:30 te Terminali i Autobusëve do të fillojë edhe nata e fundit, ose siç mund të cilësohet ndryshe, nata ku do të vendoset “qershia mbi tortë”.

Padiskutim që Keti Garbi është një nga këngëtaret e mëdha të muzikës greke dhe do të ndezë skënën e Festës së Birrës, ndërkohë që në fund do ta mbyllin ata, vëllezërit e mirënjohur korçarë. Endri dhe Stefi padiskutim do ta ndezin edhe më shumë këtë mbrëmje.

Me pak fjalë, sot është nata e fundit e Festës së Birrës dhe padiskutim që do të jetë edhe një natë e gjatë me këngëtarë të mëdhenj në skenë.

Ora 19:30 Terminali i autobusëve.



bottom of page