Festa e Pashkëve, mbi 10 mijë emigrantë për 48 orë nga Greqia në Shqipëri
- Korca Boom
- Apr 18
- 1 min read
Gjatë 48 orëve të fundit nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kapshticës kanë hyrë mbi 10.000 emigrantë shqiptarë që jetojnë e punojnë në shtetin grek. Shumica prej tyre duke përfituar nga ditët pushim për të festuar Festën e Pashkës afër familjarëve të tyre në atdhe.
Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës po punohet me 6 sportele në hyrje, njësoj po punohet edhe në pikën e kalimit kufitar të Kristapologjisë, ku paraqitet fluks i lartë por pa shkaktuar radhë të gjata.
Policia kufitare shqiptare ka komunikuar me homologët grek për rastet kur fluksi paraqitet më i lartë, për të vijuar kalimin me procedurë të përshpejtuar për emigrantët që janë të pajisur me dokumente greke.
“KORÇA BOOM”
