Festa në familjen e Gentjan Liços – Edhe 100 të tjera!
- Korca Boom
- Jun 5
- 1 min read
Updated: Jun 6
Zv.trajneri i ekipit të Skënderbeut, Gentjan Liço, feston sot 53-vjetorin e lindjes. Një ditë e veçantë për një figurë ikonë të futbollit korçar dhe jo vetëm, pasi Licco ka qenë pjesë edhe e ekipeve kombëtare shqiptare në vitet e tij më të mira si futbollist.
Karriera e tij ka qenë e lidhur ngushtë me klubin e Skënderbeut, ku ka dhënë një kontribut të madh si lojtar, fillimisht në ekipin e të rinjve dhe më pas te skuadra e parë. Profesionalizmi, përkushtimi dhe pasioni i tij për lojën e kanë bërë një prej emrave më të respektuar në futbollin shqiptar.
Pas përfundimit të karrierës si futbollist, Gentjan Liço nuk iu largua fushës së blertë, por vijoi të japë kontributin e tij në një tjetër rol – fillimisht si trajner dhe më pas si zëvendës trajner i ekipit të Skënderbeut. Për disa vite rresht, ai ka qenë pjesë aktive e stolit teknik, duke ndihmuar në rritjen dhe zhvillimin e shumë talenteve të rinj korçarë.
Në këtë ditë të veçantë, “Korça Boom” i uron Gentjan Liços edhe 100 vite të tjera jetë, shëndet dhe suksese, gjithmonë pranë futbollit dhe pranë Skënderbeut!
“KORÇA BOOM”

“KORÇA BOOM”