Fillon procesi i regjistrimit në Universitetin “Fan S. Noli”
- Aug 29, 2025
- 1 min read
Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm në mjediset e UNIKO maturantë fitues në programe të ndryshme studimi kryejnë procesin e regjistrimit nën asistencën e stafit të Universitetit.
Kujtojmë se duke filluar nga sot date 29 gusht 2025 deri në datën 11 shtator 2025 në Universitetin “Fan S. Noli” do të zhvillohet procesi i regjistrimit në 7 faza 48 orëshe.
Procesi i regjistrimit kryhet në katin e parë të Fakultetit të Ekonomisë.
KUJDES: Nga momenti që jeni shpallur fitues (𝑝𝑟𝑜𝑔𝑟𝑎𝑚𝑖 𝑟𝑒𝑧𝑢𝑙𝑡𝑜𝑛 𝑚𝑒 𝑛𝑔𝑗𝑦𝑟𝑒̈ 𝑗𝑒𝑠ℎ𝑖𝑙𝑒) në portalin U-ALBANIA, seksioni “Këndi i Maturantit” keni 48 orë kohë të regjistroheni.
Nëse nuk e kryeni regjistrimin brenda 48 orësh e drejta për t’u regjistruar në programin e studimit në të cilin jeni shpalluar fitues pezullohet.
“KORÇA BOOM”
















