FILLON SOT: Rrugë të mbarë superligë! Rrugë të mbarë Skënderbe…!
- Korca Boom
- Aug 26, 2023
- 1 min read
Erdhi momenti që kaq shumë e prisnin të gjithë. Sot në orën 17:00 fillon rrugëtimin e vet superliga e sezonit të ri 2023-2024.
Skënderbeu i Korçës fillon rrugëtimin pas rikthimit në këtë superligë dhe pas vuajtjeve të një viti më parë në kategorinë e parë.
Sot, topi do të fillojë të rrotullohet në një sezon të ri me 10 skuadra, atje ku Skënderbeu shpreson shumë që të arrijë objektivin e vet për të qenë në mesin e tabelës së klasifikimit.
Skënderbeu dhe gjithë korçarët tashmë janë rikthyer në “tavolinën” e skuadrave më të mira në vend dhe pa diskutim që do të jetë një rrugë e vështirë 36-të javëshe, por jo e pamundur.
Tifozët shpresojnë shumë te skuadra e tyre e zemrës dhe sigurisht që për të gjitha ekipet e superligës dhe për Abissnet Superiore vjen urimi: Rrugë të mbarë superligë!
Rrugë të mbarë edhe Skënderbeut dhe pastë fat dhe suksese në këtë sezon të ri! Shpresojmë që të jetë një sezon që të na kënaqë të gjithëve.
Rrugë të mbarë edhe njëherë dhe Egnatia-Skënderbeu do të jetë 90 minutëshi i parë me sa më shumë fat për Skënderbeun dhe me një rezultat pozitiv në këtë transfertë të vështirë, por jo të pamundur.
Java e 1
E shtunë (sot) 26 gusht
Egnatia-Skënderbeu Ora 17:00 (Rrogozhinë)
Vllaznia-Kukësi Ora 20:00 (Shkodër)
E dielë 27 gusht
Laçi-Erzeni Ora 17:00 (Laç)
Dinamo-Tirana Ora 20:00 (Elbasan)
Partizani-Teuta (E shtyrë)
