top of page

Finalja e ICT Club këtë fundjavë mblodhi 90 finalistë nga shkollat e Korçës/ Ja fituesit!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • May 26
  • 1 min read

Kur të rinjtë sfidojnë veten, krijojnë dhe besojnë në fuqinë e dijes, rezultatet janë të jashtëzakonshme.


Finalja e ICT Club këtë fundjavë mblodhi 90 finalistë nga shkollat e Korçës – të rinj plot pasion, ide të zgjuara dhe një energji që të ngjall besim për të ardhmen. Pas 6 muajsh pune, trajnimesh dhe garash, ata patën mundësinë të prezantojnë projektet e tyre përballë një jurie profesionale dhe të tregojnë se Korça po rrit një brez që mendon ndryshe.


Fituesit e këtij edicioni:

“Sera e Jetës” – grupi AstroWave, Shkolla “Omiros” (klasat 6–7)

“Roveri i Mbijetesës” – grupi Hack to Survive, Shkolla “Sotir Gurra” (klasat 8–9)

“Droni Farmaceutik” – grupi Calculatit Victory, Shkolla Profesionale Teknike Korçë.


Mësuesi Jani Jorgaqi u nderua me një Certifikatë Vlerësimi për kontributin e tij të vyer dhe qasjen moderne në edukimin teknologjik të të rinjve.


Korça ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë pranë të rinjve. Ne do të vijojmë të investojmë në edukim cilësor, në nisma që fuqizojnë të menduarit kritik dhe që u japin të rinjve hapësirën për të ndriçuar rrugën e tyre.


Një falënderim i veçantë për të gjithë mentorët, partnerët dhe organizatorët që qëndrojnë pas këtij suksesi.


Dhe mbi të gjitha: mirënjohje për të rinjtë që na frymëzojnë çdo ditë!



“KORÇA BOOM”


ree
ree
ree
ree
ree

bottom of page