Fiton ekipi i Rashicës, mësoni emrat e futbollistëve që u aktivizuan dje në fushë
- Korca Boom
- Jul 10, 2023
- 1 min read
Në serinë e testeve që po zhvillohen tek ekipi i Skënderbeut, një test i veçantë ishte a i një ndeshje brenda grupit zhvilluar ditën e djeshme në stadiumin “Skënderbeu”. Tek korçarët momentalisht janë mbi 26 futbollistë dhe në këto kushte trajneri Gvozdenoviç ishte munduar të zgjithte dy ekipe të barabarta.
Skënderbeu ma fanelat e kuqe: Ali, Hysolli, Ramos, Bani, Shaqe, Liço, Pecani, Ramin Ali, Qeleshi, Beçka, Rashica.
Skënderbeu me fanelat e bardha: Alliu, Zenullari, Prençi, Kapllani, Frashëri, Janaqi, Sevio, Muharem, Lika, Moses, Nikaj.
Një ndeshje që u fitua nga ekipi më fanelat e kuqe, ku vendosi një gol i Ermir Rashicës në pjesën e dytë. Kujtojmë që po në pjesën e dytë Skënderbeu me fanelat e bardha humbi një 11-metërsh, teksa Griseld Lika, nuk arriti të shënonte nga pika e bardhë e penalltisë.
U aktivizuan edhe Dervishaj, Leo, Çekrezi, Lamellari dhe Joni. Pas kësaj ndeshje do të jenë dy ose tre futbollistë që do të largohen, por këtë gjë akoma se ka bërë të ditur për mediat stafi teknik i Skënderbeut.
