top of page

Fjalë të rënda nga tribunat, Aston Villa nis procedurat kundër Skënderbeut

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 23
  • 1 min read

Pas ndeshjes, klubi i Aston Villës ka njoftuar se do të denoncojë KF Skënderbeun në UEFA për sjelljen e tifozëve të tij. Sipas anglezëve, gjatë ndeshjes në fjalë, nga tribunat janë dëgjuar thirrje raciste drejtuar lojtarëve dhe stafit të Aston Villës.


“Aston Villa konfirmon se do të raportojë KF Skënderbeun në UEFA, për shkak të abuzimeve raciste që lojtarët dhe stafi ynë i kanë përjetuar nga një sektor i tifozëve të klubit shqiptar gjatë ndeshjes së djeshme në UEFA Youth League.


Klubi nuk e pranon këtë lloj sjelljeje dhe dënon ashpër çdo formë abuzimi,” thuhet në njoftimin zyrtar të Aston Villës.

"KORÇA BOOM"

ree

bottom of page