top of page

Fjalët e Peres pas fitores ndaj Korabit: Fryma e Zguros na udhëheq drejt suksesit

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 30
  • 1 min read

Autori i golit të dytë të Pogradecit, Miklovan Pere, pas ndeshjes ndaj Korabit, u shpreh :“Që në fillim kishim ardhur për të fituar dhe për të marrë trepikëshin në Peshkopi. Zhvilluam një ndeshje dominuese dhe me meritë arritëm të siguronim një fitore shumë të rëndësishme në një transfertë ku rrallë ekipe arrijnë të triumfojnë.


Dua t’ia dedikoj këtë fitore kapitenit tonë, Vangjel Zguro, për mbështetjen dhe frymën pozitive që ka sjellë te skuadra. Po ashtu, kjo fitore është një hap më pranë bastit që ai ka vënë me drejtuesit e klubit, për ta çuar Pogradecin në Superiore – bashkë me Skënderbeun, skuadrën ku ai ka qenë gjithashtu kapiten.”

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page